
Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptaro-amerikane, ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh të reja që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
E veshur me një kombinim të guximshëm dhe modern, ajo ka treguar edhe një herë se stili i saj nuk njeh kufij.“Unë vërtet duhet të dal më shpesh në mbrëmje”, ka shkruar 36-vjeçarja në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se kjo dalje e fundit ishte një përjashtim i rrallë – por padyshim shumë i suksesshëm.